FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare hidhet në sulm për mbrojtësin e Kosovës

Igli Taren e pret një verë me shumë impenjime teksa lëvizjet te skuadra e Lazios nuk do të mungojnë si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Nëse do të largohet Marusic, klubi bardhekaltër duhet të gjejë një zëvendësues.

Prej disa javësh në mediat italiane qarkullon emri i Mërgim Vojvodës, mbrojtësi i djathtë, i Kosovës, i cili ka zhvilluar paraqitje shumë të mira tek Standard Liege. Vlera e kartonit të 25-vjeçarit ka shkuar në 7 milionë euro.

Kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2023, teksa këtë sezon ka shënuar një gol në 25 ndeshje. Kujtojmë që Vojvoda fillimisht ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë, ndërkohë që më pas zgjodhi që të kalonte te Kosova. I lindur në Gjermani dhe i rritur në Belgjikë, mbrojtësi me shumë mundësi mund të bëjë transferimin e madh këtë verë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?