Igli Tare ka një ide të çmendur për verën e ardhshme, synon afrimin e Lewandowskit

Drejtuesit e Milanit vijojnë punën për të gjetur mundësi interesante në merkaton e ardhshme. Pas tentativës së verës së kaluar, kur Massimiliano Allegri dhe Igli Tare shtynë për të sjellë Luka Modric, duket se ekziston dëshira për të shtuar edhe një tjetër emër me përvojë që do t’i garantonte skuadrës gola të rëndësishëm.

Sipas raportimeve të fundit, bëhet fjalë për Robert Lewandowskin. Gazetari Luca Cohen ka bërë të ditur në “X” se drejtori i Milanit, Igli Tare, ka pasur kontakte me agjentin Pini Zahavi për të pyetur mbi situatën e sulmuesit polak te Barcelona.

Lewandowski, i cili sot është 37 vjeç, ka kontratë me klubin katalanas deri në verën e vitit 2026, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është rreth 12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, arritja e njw marrëveshjeje të tillë nuk do të jetë i lehtë. Për momentin bëhet fjalë vetëm për kontakte të para, ndërsa duhen konfirmime të mëtejshme për të folur për një interes konkret dhe lëvizje të mundshme të Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?