
Klubi i Futbollit Vllaznia, bën me dije se trajneri Thomas Brdariç nuk do jetë më pjesë e ekipit.
Sipas komunikatës së klubit, në vijim ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.
Klubi ka falënderuar trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë duke i uruar suksese në karrierën e tij.
