Ilir Daja drejt stolit të Bylis, Agim Canaj pranë Tërbunit
Oferta financiare e drejtuesve të Bylisit ka bindur trajnerin Ilir Daja që të pranojë bashkëpunimin me ekipin e sapongjitur në Kategorinë Superiore, për sezonin 2015-2016. Tekniku që ka fituar titullin kampion me Elbasanin dhe Dinamon është shprehur i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës, por ai ka vendosur kushte edhe në merkato.
Një tjetër skuadër që është ngjitur këtë vit në Kategorinë Superiore, Tërbuni i Pukës, është shumë pranë zyrtarizimit të trajnerit Agim Canaj. Ka kohë që emri i tij përflitet për të marrë frenat e Tërbunit të Pukës, pas suksesit që kjo skuadër shënoi këtë vit, duke u ngjitur për herë të parë në Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

