Ilir Meta me kapitenin e kombëtares shqiptare Ansi Agolli në Azerbajxhan
Presidenti Meta i cili ndodhet në Azerbajxhan në Forumin Botëror, ku përveç takimeve me liderë që merrnin pjesë në aktivitet, ka takuar edhe kapitenin e ekipit të futbollit shqiptar, Ansi Agolli.
Ilir Meta shkruan në profilin e tij në Facebook: “Gjatë vizitës sime në Baku të Azerbajxhanit, s’mund të rrija pa takuar kapitenin e kombëtares tonë Ansi Agolli, njëherësh kapiten i ekipit kampion të Karabakut të Baku-së. Ansi është ambasadori ynë më i mirë, që e duan të gjithë që nga qytetari i thjeshtë, deri tek Presidenti Aliyev!”.