Immobile tërbohet me mjekun anglez: Shkofsh në ferr, idiot!
Një provokim i mjekut anglez, Christian Jessen, tërbon Ciro Immobilen. Gjatë një programi televiziv, kushtuar Coronavirusit dhe efekteve shkatërrimtare të tij, Jessen do të shprehej:
“Italianët e përdorin koronavirusin për të marrë pushim, sepse nuk duan të punojnë (janë dembelë)”.
Ndër reagimet më të ashpra në rrjetet sociale, spikati ai i Ciro Immobiles, sulmuesit të Lazios:
“Shkoni dhe tregojuani të afërmve të të vdekurve ose atyre që janë duke luftuar për jetën këto broçkulla, idiot. Unë po të them nga thellësia e shpirtit: shkofsh në ferr!”.