FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Incident pas ndeshjes, sulmohet autobusi i futbollistëve të Tiranës

Acarimi i tifozëve të Vllaznisë nuk u limitua vetëm me hedhjen e shisheve të ujit në fushën e lojës apo të pushtimit të saj nga ana e tyre gjatë sfidës me Tiranën në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.

Incidentet vijuan edhe pas përfundimit të ndeshjes kur u sulmua edhe autobusi i skuadrës së Tiranës teksa u godit me sende të forta.

Për fat të mirë nuk pati probleme për futbollistët dhe stafin teknik të skuadrës kryeqytetase, pasi goditjet me sende të forta kanë shkaktuar vetëm dëme materiale teksa u thyen xhamat e autobusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë për këtë ngjarje të shëmtuar pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?