Incidentet në “Air Albania”, nuk shpëton nga dënimi as Polonia

Për incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, nuk është dënuar vetëm Kombëtarja jonë, por edhe miqtë. Federata polake e futbollit duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.

Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, duke dënuar edhe kundërshtarët, të cilët në fakt ishin shumë provokues gjatë gjithë kohës.

SHKARKO APP