Incidenti me flamurin, Apolonia përjashton dy serbët, FSHF i dënon fushën

Stafi drejtues i Apolonisë së Fierit vendosi të largojë dy serbë nga ekipi i tyre, pas skandalit të shpërthyer në ndeshjen e kampionatit, Apolonia- Tirana. Portieri serb Vilson Cakoviç , i cili u përfshi në një veprim të pamenduar mirë dhe me më pas në disa intervista me doza nacionaliste nuk do ta vazhdojë më karrierën te skuadra fierake.  Të njëjtin fat me portierin “gjaknxehtë”, do të ketë edhe bashkëpatrioti i tij, mesfushori Xhorxh Xhorxheviç. – “Të dy lojtarët serbë nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit, – thuhet ne një deklaratë për shtyp të klubit fierak. Në deklaratë behët e ditur se është rënë dakord nga të dy palët që kontrata të zgjidhet me marrëveshje. Kjo zgjidhje qetëson situatën, pasi klubi është vënë nën presionin e tifozëve për të mos i pranuar më në ekip.  Apolonia për momentin ka grumbulluar 16 pikë në kategorinë superiore dhe renditet në vendin e 9 të tabelës së klasifikimit.

Komisioni i Disiplinës, për ndeshjet e kaluara:

1. “Apolonia”,  për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe hyrjen në fushë të lojës të personave të pa autorizuar, pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe detyrimin e dëm-shpërblimit të shkaktuar ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Po ashtu edhe Kukësi, për hyrje në fushën e lojës të personave të pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?