Ineri fiton miqësoren ndaj Juventusit në Australi, vendosin dy mbrojtës
Interi ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 në derbin miqësor të Italisë, të zhvilluar në Perth të Australisë, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e parë në këtë fazë përgatitore.
Zikaltrit e Cristian Chivut siguruan fitoren falë golave të dy mbrojtësve të krahut, Federico Dimarcos dhe Yann Dioufit. Juventusi reagoi vetëm në minutat e fundit, kur Francisco Conceiçao shënoi golin që rihapi takimin, por bardhezinjtë nuk arritën të shmangnin humbjen.
Fitorja e Interit ishte e merituar, me skuadrën zikaltër që në pjesët qendrore të të dyja fraksioneve u shfaq më kërkuese, krijoi më shumë raste dhe e vuri disa herë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.
Juventusi, nga ana tjetër, dha sinjale bindëse vetëm në momente të caktuara. Për trajnerin Luciano Spalletti, megjithatë, pati edhe disa nota pozitive. Kolo Muani dhe Alajbegovic u shfaqën aktivë në fazën ofensive dhe i dhanë më shumë gjallëri manovrës së bardhezinjve në minutat përpara golit të dytë të Interit, i cili goditi rëndë ekipin torinez.
Një paraqitje pozitive u regjistrua edhe nga Douglas Luiz, i cili spikati me disa aksione dhe zgjidhje të mira individuale. Në fund, Interi festoi një fitore 2-1 në Perth, ndërsa Juventusi pësoi humbjen e parë të kësaj faze përgatitore.
KOHA JONË SONDAZH

