Infantino kërkon një tjetër mandat në krye të FIFA-s, konfirmon kandidaturën për 2027

Gianni Infantino nuk ka ndërmend të largohet nga posti i presidentit të FIFA-s. Kreu i futbollit botëror ka konfirmuar se do të garojë për një tjetër mandat në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në mars të vitit 2027.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë FIFA përmes një komunikate zyrtare, duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth të ardhmes së Infantinos në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

“Presidenti i FIFA-s deklaroi në prill se do të kandidojë për t’u rizgjedhur në postin e tij. Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Zoti Infantino do të garojë për të qëndruar sërish në krye”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi vjen në një moment të ndërlikuar për Infantinon, pozitat e të cilit janë vënë në pikëpyetje për shkak të planeve për ndryshime në menaxhimin e të drejtave komerciale të kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto plane kanë shkaktuar reagime të forta nga disa prej konfederatave kryesore të futbollit. UEFA dhe CONCACAF kanë kritikuar ashpër kreun e FIFA-s, ndërsa situata ka shkuar deri aty sa është kërcënuar edhe me bojkot të disa kompeticioneve të organizuara nga FIFA.

UEFA ka kërkuar madje edhe largimin e Infantinos nga posti i presidentit. Pavarësisht presionit dhe kritikave, Infantino duket i vendosur të vazhdojë në krye të FIFA-s dhe tashmë ka bërë të qartë se synon një tjetër mandat në zgjedhjet e marsit 2027.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?