Infantino në Shtëpinë e Bardhë: Trump më siguroi që Irani është i mirëpritur në Botëror

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump ka siguruar se kombëtarja e Iranit është e mirëpritur të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.

Deklarata erdhi pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku Infantino dhe Trump diskutuan për përgatitjet e turneut që do të zhvillohet nga 14 qershori në Amerikë, Meksikë dhe Kanada. Sipas Infantinos, në bisedë u trajtua edhe situata aktuale në Iran, ndërsa u theksua se përfaqësuesja iraniane është kualifikuar për turneun dhe mund të marrë pjesë normalisht.

“Botërori do të bashkojë njerëzit dhe sporti ka fuqinë të bashkojë botën”, shkroi Infantino në rrjetet sociale, duke falënderuar Trump për mbështetjen e tij ndaj turneut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrja e Iranit në Botëror ishte vënë në diskutim për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bombardimeve ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli. Megjithatë, sipas Infantinos, Trump ka rikonfirmuar se skuadra iraniane është e mirëpritur në turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?