Infantino nuk tërhiqet nga projekti i ri, mund të përfitojë 60 milionë euro në vit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti për reformimin e strukturës tregtare të futbollit botëror, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC).

Sipas raportimit të The Times, Infantino parashikon të marrë drejtimin e FIFA Football Enterprise (FFE), kompanisë së re që do të menaxhojë aktivitetet tregtare dhe organizative të FIFA-s.

Nëse projekti miratohet, roli i Infantinos do të zgjerohej ndjeshëm, duke kaluar përtej detyrës së tij aktuale si president i FIFA-s. Madje, sipas të njëjtit burim, ai mund të përfitojë një pagë vjetore prej rreth 60 milionë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shpërblim i tillë do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me Roger Goodell, drejtuesin e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL), dhe mbi pothuajse të gjithë futbollistët profesionistë në botë. Sipas raportimeve, vetëm Cristiano Ronaldo, me pagën e tij te Al Nassr FC, do të fitonte më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Infantino po mendon edhe për ndryshime të tjera madhore në futbollin botëror. Pas vlerësimeve pozitive për Kupën e Botës me 48 skuadra, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ai synon ta zgjerojë turneun në 64 ekipe pjesëmarrëse.

Një tjetër ide ambicioze është zhvillimi i Kupës së Botës çdo dy vjet, në vend të ciklit tradicional katërvjeçar, një propozim që pritet të shkaktojë debate të forta në komunitetin ndërkombëtar të futbollit.

Raporti i ngushtë i Infantinos me Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas mediave britanike, fondi amerikan Thrive Capital, i themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, pritet të udhëheqë grupin e investitorëve që do të financojnë FIFA Football Enterprise.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?