Infantino: Shumë shpejtë një fond emergjencë për të ndihmuar klubet!

Gianni Infantino i dërgon një mesazh futbollit botëror. Presidenti i FIFA-s konfirmoi edhe njëherë se do të ketë një “plan Marshall” për të ndihmuar klubet.

“Ne e dimë se lëvizja është e vështirë, kështu që ne po punojmë që të kemi një fond me një strukturë të pavarur qeverisjeje, si dhe zgjidhje më fleksibile për të përmbushur nevojat e klubeve për momentin. Kam kërkuar që të shtyhet pagesa e kostove operative për pjesën e dytë të sezonit, dhe heqja dorë nga përmbushja e detyrimeve për këtë vit dhe vitin e kaluar. Ne nuk do t’i lëmë vetëm klubet”.

Infantino më pas përsëriti deklaratat e bëra në ditët e fundit në lidhje me rifillimin e kampionateve: “Asnjë ndeshje, asnjë kompeticion nuk ja vlen për të rrezikuar jetën e njerëzve. Do të ishte e papërgjegjshme të rifillonin ndeshjet pa qenë 100 për qind të sigurta. Nëse nuk do të jenë, do të presim”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP