“Infektohet” Champions League, hije dyshimi për doping

Rreth 7.7 % e futbollistëve që kanë luajtur në Champions gjatë pesëvjecarit 2008-2013  kanë rezultuar me vlera jashtë normave në analizat e urinës. Është kjo e dhëna që del nga një studim i kryer nga Uefa. Në 4195 kampionë urine të futbollistëve të analizuar në 12 laboratore, në 879 të rasteve  vlerat e testosteronit kanë rezultuar mbi ato të lejuar dhe në 68 raste janë evidentuar edhe gjurmë të steroidëve. Studimi i Uefas ka tingëlluar si një alarm dopingu për një ndër eventet kryesore të futbollit.

Rezultatet e studimit të Uefa-s u publikuan orët e fundit nga Sunday Times në Angli, që zbuloi dokumentin që ishte mbajtur i fshehtë deri më tani nga Uefa për arsye që është e lehtë të kuptohen.

Metodologjia e analizave është kryer në mënyrë anonime, në fund të cdo ndeshje Uefa ju ka marrë kampionë urine futbollistëve që kanë luajtur në Champions gjatë pesë vjecarit 2008-2013 , të gjitha  kanë qenë të ruajtura në anonimatet. Rezultatet ngrenë një shqetësim të madh mbi përdorimin nga lojtarët të substancave të tilla  që janë të ndaluara dhe që cojnë drejt hipotezës së përdorimit të ilaceve apo substancave të ndryshme me qëllim përmirësimin e paraqitjes sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opinioni publik ka ngritur menjëherë pikëpyetje në lidhje me domethënien e këtyre rezultateve, Uefa ka provuar të japë një mesazh qetësues. Sic bën të ditur Gazzetta Dello Sport nga selia e organit europian të futbollit kanë bërë të dirur se 12 laboratoret që kanë analizuar kampionet në fjalë nuk kanë përdorur procedurat e zakonshme cka i bën rezultatet jo të qarta, dhe vec të tjerash duke qenë se kampionët janë anonime, pa emra është e pamundur të kryhen kundëranalizat sic kërkohet nga Wada, Agjensia Botërore e Antidopingut në raste të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?