Infektohet me Koronavirus Lionel Messi dhe tri shokët e tij te PSG

COVID-19 me variantin e ri të Omicron ka ushtuar botën e futbollit. Së fundmi PSG ka konfirmuar katër futbollistë të infektuar, e së bashku me ta edhe një pjesëtar i stafit teknik të trajnerit Mauricio Pochetino.

Pas pushimit për festa, parisienët janë rikthyer në stërvitje ditën e shtunë, megjithatë jo të plotë prej virusit të rrezikshëm.  Valës së infektimeve të COVID-19 nuk mund t’i shpëtonte dot as Leo Messi. Së fundmi raportohet se edhe ylli argjentinas ka rezultuar pozitiv nga testet e kryera dhe do të karantinohet për 14 ditë.

Së bashku me të të infektuar janë edhe Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Messi dhe tri shokët e tij do të mungojnë në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Vannesit të kategorisë së katërt

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?