Iniesta: Yamal talent i rrallë, nuk është me parametra si 16 vjeç!

Lamine Yamal është super talenti që ka shkëlqyer këtë Europian në Gjermani. Adoleshenti i talentuar po konfirmohet edhe te Spanja përveç performancave pozitive te Barcelona. Një legjendë e katalanasve, Andres Iniesta, e cilëson të pazakontë atë që po bën Yamal në moshë kaq të re.

“Rëndësia që ai kishte te Barcelona dhe ajo që po bën në kombëtare nuk janë brenda parametrave normalë të një 16-vjeçari … Yamal duhet inkurajuar që të vazhdojë kështu.

Ne duhet të përfitojmë nga talenti që zotëron dhe nga ajo që po bën, por sigurisht duke monitoruar me kujdes përparimin dhe rritjen e tij me kalimin e kohës”, u shpreh 40-vjeçari.

SHKARKO APP