Inter, 6 vjet pritje për kryesimin e Seria A

 

Gjashtë vjet pritje. Kaq ishte koha që i nevojitej Inter të shijonte i vetëm kryesimin e Seria A. Për herë të fundit, vendi i parë pas javës sw 13-të të kampionatit nw Itali, kishte ndodhur në sezonin 2009-2010, atëherë kur Inter fitoi tre trofe, me Mourinho nw stol.

Në atë periudhë pikët e grumbulluara ishin 32, ndërsa tashmë 30. Por, kjo ka pak rëndësi, pasi Interi i sheh të gjithë rivalët nga lart. Trajneri Roberto Mançini ëndërron një sezon fitues dhe kjo vjen falë mbrojtjes solide. Merita është e dyshes Miranda-Murillo, që i kanë dhënë garanci të gjithë repartit difensiv. Me këta lojtarë në fushë, zikaltërit nuk kanë humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e luajtura dhe kanë pësuar vetëm dy gola.

Interi e mbaji portën të paprekur për të katërtën ndeshje radhazi në Serinë A, diçka që nuk ndodhte prej Prillit të vitit 2009. Shifrat konfirmojnë se dyshja e qendrës e përbërë nga kolumbiani dhe braziliani kanë bërë një mrekulli. Në Itali dihet se shpesh në fund titullin e fiton ekipi me mbrojtjen më të fort. T’i shtosh këtu edhe faktin se sulmi i Interit u zhbllokua, Mançini mund të qëndrojë i qetë për ecurinë e skuadrës.

Katër gola në një ndeshje si ajo me Frosinonen nuk kishte ndodhur në këtë edicion. Ishte hera e parë që Interi realizoi më tepër se dy gola. Garanci dha edhe Icardi me rrjetën e realizuar, goli i katërt në këtë sezon. Për sulmuesin nuk do të jetë aspak e lehtë t’i rikuperojë 6 gola Higuain në renditjen e golashënuesve. Dueli direkt do të nisë prej sfidës së të hënës së ardhshme në San Paolo. Një sfidë për Këpucën e Artë, por mbi të gjitha një duel direkt për titullin.

22/11/2015

Inter

4 – 0

Frosinone

Fiorentina

2 – 2

Empoli

Atalanta

0 – 1

Torino

Genoa

2 – 1

Sassuolo

Carpi

1 – 2

Chievo

Udinese

1 – 0

Sampdoria

 

21/11/2015

Bolonja-Roma          2-2

Juve-Milan                1-0

KLASIFIKIMI

1

Inter

13

+9

30

2

Napoli

13

+16

28

3

Fiorentina

13

+15

28

4

Roma

13

+14

27

5

Sassuolo

13

+3

22

6

Juventus

13

+6

21

7

Milan

13

-2

20

8

Lazio

13

-4

19

9

Torino

13

+0

18

10

Atalanta

13

-2

18

11

Chievo

13

+3

16

12

Sampdoria

13

+1

16

13

Genoa

13

-3

16

14

Palermo

13

-4

15

15

Udinese

13

-4

15

16

Empoli

13

-5

15

17

Bologna

13

-4

13

18

Frosinone

13

-11

11

19

Hellas Verona

13

-13

6

20

Carpi

13

-15

6

 

SHKARKO APP