Inter dhe Juventus kanë gati super planin për të rrëmbyer Joao Felix

Raporti mes Atletico Madrid dhe Joao Felix është në momentin e tyre më të vështirë. Në derbin e fundit kundër Real Madrid, talenti portugez nuk e priti aspak mirë zëvendësimin, duke shpërthyer e më pas theu dhe një stol në stadium.

Padyshim që një sjellje e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Simeone, i cili mund të vendoset që të privohet nga Joao Felix që në janar. Sipas mediave italiane për momentin Inter dhe Juventus janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij, edhe pse vlera e kartonit është e kripur. Atletico e mori për shifrën e 120 milionë eurove nga Benfica.

Të dy skuadrat italiane nuk kanë ndërmend që të shpenzojnë një shifër të tillë, por duan që të përfshijnë dy argjentinas që pëlqehen shumë nga Simeone, Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez. Një shkëmbim kokë më kokë nuk do të përjashtohej, teksa Juventus ka avantazhin, që ka në skuadër Ronaldon, i cili mund ta bindë më thjeshtë talentin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP