Inter fiton pastër në Holandë, hedh një hap drejt çerekfinales

Interi mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Feyenoord me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve të Champions League.

Thuram zhbllokoi sfidën në minutën e 38-të, pas një krosimi të shkëlqyer nga Barella.Në minutën e 50-të, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat me një gjuajtje të fortë në zonë.

Zielinski kishte mundësinë për të shënuar të tretin, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri. Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ishte titullar dhe zhvilloi një paraqitje pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?