Inter ideon shkëmbimin me Spurs

Kontaktet e merkatos midis Interit dhe Tottenhamit po intensifikohen. Të dy klubet në fakt po mendojnë për një shkëmbim të ngjashëm me atë të realizuar nga Juventus dhe Barcelona për Pjanic dhe Arthur. Emrat më të nxehtë janë ata të Milan Skriniar dhe Tongi Ndombele.

Mbrojtësi sllovak ka qenë prej kohësh në listën e José Mourinho, ndërsa mesfushori francez konsiderohet nga Antonio Conte si përforcimi ideal për departamentin qendror të zikaltërve.

Mundësia për të gjeneruar gjithashtu një fitim kapitali në një periudhë të vështirësive ekonomike është duke e bërë marrëveshjen veçanërisht tërheqëse për të dyja palët.

Emra të tjerë janë vendosur edhe në tryezën e bisedimeve, për shembull atë të Brozoviçit nga Interi dhe atë të Moussa Sissoko nga Spurs, por sigurisht tema më e nxehtë është pikërisht ajo që ka të bëjë me Skriniar dhe Ndombele, që këtë sezon ka grumbulluar 21 paraqitje, 2 gola dhe 2 asistime në Premier League.

Francezi mbërriti në Londër nga Lyon vetëm një vit më parë për një shifër të rëndësishme (rreth 60 milion euro), por nuk ka bindur special on. Mesfushori 23-vejçar nuk ka arritur të jetë titullar qëkur Mourinho u ul në pankinën e Tottenham dhe do të ishte më se i hapur për të provuar një aventurë të re.

Ivan Perisic, kthimi nga huazimi te Bayern Munich, gjithashtu mund të jetë pjesë e operacionit, nga Interi, ndërsa futja e Marcelo Brozovic në marrëveshje është më e vështirë.

SHKARKO APP