Inter kërcënon se do të udhëtojë me ekipin e të rinjve në Napoli

Futbolli italian do të rinisë pas ndërprerjes 3-mujore për shkak të pandemisë COVID-19 në datat 13 dhe 14 qershor me gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë ndërsa në datë 17, 3 ditë më vonë do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

Inter mund të udhëtojë në Napoli me skuadrën e të rinjve duke snobuar përfundimisht Kupën e Italisë në shenjë revolte, pasi duan të fitojnë me çdo kusht një trofe në këtë sezon dhe ky kompeticion është një objektiv mëse i arritshëm.

Interi nuk është i gatshëm që të zhvillojë tre ndeshje që në javën e parë pas rikthimit të futbollit, pasi nëse shkon në finalen e Kupës së Italisë në datën 20 qershor duhet të rinisë kampionatin me ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias.

Sikur të mos mjaftonte kjo dy prej këtyre ndeshjeve janë me eliminim dhe mund të shkojnë edhe në shtesa. Por nëse zikaltrit janë klubi që kanë dalë menjëherë kundër këtij propozimi të qeverisë italiane dhe ligës së futbollit, edhe Juventusi e Milani nuk janë shumë dakord.

SHKARKO APP