Inter-Ludogorets në rrezik? UEFA duket se e ka marrë vendimin

Këtë fundjavë në Seria A u shtynë disa ndeshje për shkak të gripit të Coronavirusit.  Të enjten zikaltrit do të jenë të impenjuar në Europa League, për të luajtur sfidën e kthimit me Ludogorets (2-0 përfundoi sfida e parë për zikaltrit.

Sipas një burimi të UEFA-s, mediat italiane raportojnë se ndeshja do të luhet, me porta të mbyllura apo në ndonjë fushë neutrale. Pavarësisht situatës që po kalon Italia me gripin, shtyrja e ndeshjes është e pamundur duke parë kalendarin e ngjeshur të ndeshjes.

Më 12 dhe 19 mars ndërkohë do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8-ve. UEFA do të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritetet italiane, ndërkohë që ka qetësuar edhe drejtuesit bullgar që kishte kërkuar sqarime formale. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP