Inter me grupin më të fortë, Milan zbret me këmbë në tokë

U vlerësua si vendimtar për titullin kampion dhe i tillë rezultoi. Triumfi i Inter në derbin përballë Milan tregoi shumë, jo vetëm për rrjedhën që ka marrë tashmë kampionati por edhe cilat janë kapacitetet maksimale të skuadrave.

Milan vinte në derbi pas një ecurie prej dy rezultatesh negative me rradhë dhe i duhej të reagonte në ndeshjen më të rëndësishme, gjë që nuk arriti ta bëj dot. Një humbje e tillë tregon se këmbët nuk arritën ti përgjigjen asaj çfare gjithësecili prej futbollisteve të Milanit kishte nw kokë dhe dëshironte për tw marrë nga kjo përballje.

Automatikisht, skuadra e Piolit rikthehet tanimë në objektivin primar kur nisi sezoni, sigurimi i një vendi në Champions League. Me një distancë prej 4 pikësh nga vendi i parë, Milan sigurisht që nuk do të heqë dorë nga titulli por kur edhe vendi i pestë që të nxjerr nga ky objektiv është tashmë 6 pikë larg, kuqezinjtë duhet të sigurohen që ky fund sezoni të mos konsiderohet një tjetër dështim.

Në krahun tjetër është Inter, skuadra për tu mundur në Serinë A dhe ekipi që me plot gojë mund të thuhet se ka grupin më të fortë. Nëse dimri ka qënë gjithmonë i vështirë për ambjentin zikaltër, këtë vit është ndryshe.

Të pandalshëm në rezultate, mbrojtje e hekurt, me një kundërsulm vrastar dhe një formë fizike që është thujse e përkryer. Konte ka arritur të gjejë boshtin e duhur të skuadrës dhe i falet ndeshje pas ndeshjeje, një dysheje si Martinez-Lukaku. Një vit më parë Inter ishte në të nëjtat pozita por me Juventusin përkrah e që fund do ti linte shumë mbrapa në garën për titull.

SHKARKO APP