Inter merr kreun e Seria A, pritet “kundërpërgjigja e Napolit në Bolonja
Ljajiç, serbi që shënoi ndaj kuqezinjve në “Elbasan Arena” ishte heroi i Inter ndaj Xhenoas në ndeshjen e javës së 15-të në Seria A. Zikaltërit fituan me golin e tij që u shënua në 59’ dhe morën tre pikë të çmuara duke u ngjitur në krye të kampionatit italian. Interi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të D’ambrosia në 10 minutat e fundit. Inter do ta dorëzojë vendin e parë, vetëm nëse Napuli fiton në fushë të Bolonjës, të djelën pasi e ndjek dy pikë pas në vend të dytë.
Roma u ndal në barazim 1-1 nga Torino, ndërsa një ditë më parë Juventus fitoi 2-0 ndaj Lazio.
Milan luan të djelën në transfertën e Carpi.
Seria A
4 dhjetor
Lazio-Juventus 0-2
Gentiletti (atg) 7’, Dubala 32’
Shënues:
5 dhjetor
Torino-Roma 1-1
Shënues: Lopez 90’ (11-m)/ Pjaniç 84’
Inter-Xhenoa 1-0
Shënues: Ljajiç 59’
6 dhjetor
12:30 Bologna – Napoli
15:00 Atalanta – Palermo
15:00 Fiorentina – Udinese
15:00 Frosinone – Chievo
15:00 Verona – Empoli
18:00 Sampdoria – Sasuolo
20:45 Carpi – Milan
KOHA JONË SONDAZH

