Inter “përjashton” Osvaldon, fërkojnë duart Juve e Milan

Daniel Osvaldo nuk i ka mirë punët me trajnerin  Roberto Mançini në stolin zikaltër. Lojtari është përjashtuar nga skuadra për shkak të largimit të pajustifikuar, duke hapur luftë me klubin  e tij. Klubi kërkon zgjidhjen e kontratës dhe një dëmshpërblim, por nga ana tjetër sulmuesi italo-argjentinas synon të bashkohet sa më shpejt me Juventus ose Milan, dy skuadra që kanë shfaqur interes konkret mbi të. 

Milan dhe Juve e kërkojnë me parametra zero, duke i sugjeruar të zgjidhë kontratën me zikaltërit, dërkohqë Inter i intereson ta shesë në një klub tjetër. Lojtari refuzoi një ofertë të Queens Park Rangers nga e cila presidenti Eric Thohir do të kishte arkëtuar një shumë të mirë parash, për të mos e humbur sulmuesin me parametra zero. Çështja mund të shkojë në Kolegjin Arbitrar, sepse Osvaldo është lënë jashtë qendrës stërvitore dhe kjo është pika më e fortë ku avokati i tij ka ndërtuar strategjinë e tij.  Një tjetër opsion është që lojtari të qëndrojë te Interi, por kjo do të dëmtonte si klubin ashtu edhe vetë vetë Osvaldon, sepse Mançini nuk e ka më në planet e tij. Në Milano ka mbërritur presidenti Thohir, i cili pritet të thotë fjalën përfundimtare në lidhje me këtë çështje. Fraktura mes drejtuesve dhe lojtarit u regjistrua pas transfertës në "Juventus Stadium" ku sulmuesi shfaqi sjellje agresive ndaj sulmuesit tjetër, Mauro Icardi .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?