Inter piketon sulmuesin e Lazios si zëvendësuesin perfekt të Lukakut

during the Serie A match between SS Lazio and SPAL at Stadio Olimpico on February 2, 2020 in Rome, Italy.

Romelu Lukaku ka nevojë për një zëvendësues. Interi është shumë i varur nga bomberi belg dhe mungesa e tij ndihet shumë. Drejtuesit e klubit italian po punojnë për afrimin e një sulmuesi në këtë seksion merkato dhe emri i fundit që ka dalë në skenë është Felipe Caicedo.

Ekuadoriani është pjesë e Lazios, që do të hiqte dorë nga shërbimet e tij për një shumë prej 8 milion eurosh. 32-vjeçari shihet si zëvendësuesi perfekt i Lukakut, sidomos në aspektin fizik.

Caicedo ka një aftësi fantastike për të shënuar gola kur vjen nga stoli. I vetmi problem mbetet fakti që kërkon të luajë sa më shumë, ky është kushti i vetëm që e shtyn të largohet nga skuadra bardhekaltër. Një gjë e tillë vështirë të ndodhë tek ekipi i Contes, që i beson verbërisht dyshes Lukaku-Lautaro Martinez në majë të sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?