Inter-Roma, Mançini: Fitorja vlen sa kreu i Seria A

 

Objektivi i Inter  në këtë fazë të sezonit është vetëm të fitojë. Gjithsesi kundërshtar këtë herë zikaltërit nuk do të kenë Bolonjën, por Romën e Rudi Garcias, ose skuadrën që kryeson Serinë A. Për trajnerin Roberto Mançini,  Inter ka rastin ideal për t’u konfirmuar si një nga ekipet pretendente për titullin. 50-vjeçari italian e di që në “San Siro” skuadra që ai drejton nuk do ta ketë aspak të lehtë por ai shpreson te një sukses i zikaltërve ndaj Romës. – “Fitorja do të na jepte më shumë besim në vetvete, por e dimë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe njëkohësisht shumë e vështirë. Inter-Roma është një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat por jo deçizive. Garcia ka ndërtuar një skuadër të madhe. Duhet të kemi kujdes sidomos nga Dzeko sepse jam i sigurtë se shumë shpejtë ai do të zhbllokohet”. Mançini e pranoi edhe njëherë tjetër se Roma dhe Napoli janë dy skuadra që kanë më shumë shanse se Inter për të fituar titullin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen e kësaj të Shtune mendimi i trajnerit ndryshon pasi ai është i bindur se djemtë e tij mund ta mposhtin Romën. – “Djemtë janë të përqendruar në maksimum, dhe unë mendoj se kjo nuk është një ndeshje që futbollistët kanë nevojë për fjalët e trajnerit që të japin më të mirën e tyre në fushë. Pastaj ndeshjet e futbollit janë të çuditshme dhe mund të ndodhë çfarëdolloj gjëje. Motivimi nuk të mungon asnjëherë përpara një sfide tillë, por ne duhet të bëjmë mirë për 95 minuta, pasi vetëm kështu mund të arrimë te fitorja”. Jovetiç dhe Ljajiç pritet të luajnë edhe sot së bashku, siç kanë bërë në kohën kur kanë qenë pjesë e Fiorentinës. pas javës së 10-të Roma ka 23 pikë, Fiorentina dhe Napoli nga 21 pikë, aq sa edhe Inter, çka do të thotë se fitorja mund të ngrejë në krye të Seria A ekipin e Roberto Mançinit. 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Seria A – Java e 11-të

Swiss Digital Mobile Reklama

31 tetor

Juventus-Torino                  18:00

Inter-Roma                         20:45

1 nëntor 

Fiorentina-Forsinone        12:30

Udinese-Sasuolo              15:00    

Genoa-Napuli                   15:00

Bologna –  Atalanta          15:00

Carpi –  Verona                15:00

Lazio – Milan                    20:45

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?