Inter sërish jashtë Champions, Thohir: Nuk ka asnjë problem!

Humbja e fundit, 0-1, me Atalantën brenda fushës së vet, në javën e 19-të të Seria A, për shumë tifozë do të thotë se Inter edhe këtë sezon nuk do të arrijë dot të kualifikohet në zonën Champions League.  Presidenti Erick Thohir  qetëson tifozët e Interit: – “Në rast se nuk kualifikohemi në Champions League, nuk do të ketë  asnjë problem.” Presidenti zikaltër, në një intervistë për  “Goal.com”, ka folur edhe për të ardhmen e klubit, duke u shprehur se financat janë të sigurta. – “Të ardhurat tona pa Champions, shkojnë në 180-200 milionë euro, dhe nëse nuk kualifikohemi, nuk do të ketë problem. Sigurisht jemi një nga 10 klubet më të rëndësishme në botë, prandaj duhet të mendojmë për një të ardhme më të mirë,” – shpjegon ai. Interi ka qenë aktiv në merkaton e janarit dhe duket se nuk do të mbyllet me kaq. – “Ka akoma kohë deri më 2 shkurt dhe vazhdojmë të jemi aktiv. Duam të shfrytëzojmë çdo mundësi, nuk mund të them asgjë më shumë. Sigurisht do të bëjmë më të mirën për Inter, por besojmë edhe tek kjo skuadër,” – shprehet presidenti i Interit.  – “ Oferta për Kovacic e Icardi? Të shohim, por ne kemi edhe lojtarë të rinj me të ardhme si për shembull  Juan Jesus e Dodò. Po punojmë dhe jemi një skuadër me lojtarë të së ardhmes e ata që kanë eksperiencë,” – thotë presidenti i Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?