Interi arrin akordin për transferimin e Spence, mungon vetëm zyrtarizimi
Interi po lëviz me shpejtësi në merkato për të mbuluar boshllëqet e krijuara në krahë. Pas largimit të Denzel Dumfries, klubi zikaltër është rikthyer fuqishëm në pistën që çon te Djed Spence i Tottenhamit.
Sipas raportimeve nga Italia, Interi ka rihapur negociatat me klubin londinez, i cili ndërkohë ka ulur ndjeshëm kërkesat për mbrojtësin anglez. Tottenham fillimisht e vlerësonte kartonin e Spence në rreth 50 milionë euro, por tashmë është i gatshëm ta lërë të largohet për 40 milionë euro.
Interi ka bërë ofertën e tij prej 30 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa palët janë gjithnjë e më pranë një marrëveshjeje që mund të mbyllet për rreth 35 milionë euro.
Spence duket se ka kaluar në krye të listës së Interit për krahun e djathtë, duke lënë pas Moussa Diaby. Për këtë të fundit, Al-Ittihad ka refuzuar tashmë një ofertë prej 20 milionë eurosh plus kartonin e Fisnik Asllanit.
Megjithatë, drejtuesit e Interit po mendojnë edhe për krahun e majtë. Gjithçka lidhet me të ardhmen e Luis Henrique, i cili pëlqehet shumë nga Roma. Interi kërkon rreth 30 milionë euro për brazilianin, ndërsa një marrëveshje mund të arrihet për rreth 27 milionë euro.
Në rast të largimit të Henrique, zikaltrit do të hidhen në sulm për një tjetër talent. Përveç emrave të njohur si Nico Gonzalez dhe Ivan Perisic, në skenë ka dalë edhe Malick Fofana, 21-vjeçari belg i Lyonit.
KOHA JONË SONDAZH

