Interi arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester United
Interi është një hap larg nga transferimi i Ashley Young. Futbollisti nuk është grumbulluar nga Manchester United për ndeshjen ndaj Norwich, teksa sipas “Sky Sport” ai ka gjetur akordin total me skuadrën zikaltër.
Anglezi ka një kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën e Djajve të Kuq, teksa në ditët në vijim pritet që të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes klubeve.
United i ofroi rinovimin e kontratës, por 34-vjeçari e refuzoi, pasi është në kërkim të një aventurë të re. /R.Lika-Koha Jone/