Interi bën gati goditjen e parë për në merkaton e janarit

Interi po bën mjaft mirë jo vetëm në fushën e lojës, ku është në krye të Seria A, por edhe jashtë fushave të lojës. Zikaltrit po punojnë shumë për të plotësuar grupin e futbollistëve të Contes, teksa emri i parë që pritet t’i bashkohet është Rodrigo De Paul

Zikaltrit janë penalizuar ndjeshëm nga dëmtimet në mesin e fushës dhe mometalisht në infermieri janë Galgiardini, Barella e Sensi, me këtë të fundit që po e shoqëron një dëmtim enigmatik dhe nuk jep garanci se kur mund të rikthehet.

De Paul shihet nga Conte si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi luan prej sezonesh me Udinesen, ndërsa kohët e fundit është shndërruar në titullar edhe te Argjentina.

Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.

SHKARKO APP