Interi bën gati një kontratë 5-vjeçare për të “blinduar” Lautaro Martinez

Drejtuesit e Interit synojnë që të blindojnë Lautaro Martinez, pasi kanë nisur negociatat me menaxherët e sulmuesit për të rinovuar kontratën me përmirësim të ndjeshëm të pagës. Bëhet fjalë për një kontratë të re bashkëpunimi, me vlefshmëri deri në verën e 2025-ës dhe me pagë prej 6 milionë eurosh neto, plus bonuset, dukshëm më e lartë sesa ajo aktualja, ku përfiton më pak se 3 milionë euro bashkë me bonuset.

Me këtë pagë Lautaro do të kalonte në listën e futbollistëve më të vlerësuar ekonomikisht nga Interi, pasi më tepër fitojnë vetëm Lukaku, Eriksen e Sanchez. Synimi i drejtuesve të Interit është ta shndërrojnë argjentinasin në njeriun imazh të skuadrës dhe njëkohësisht të heqin edhe klauzolën e prishjes së kontratës, ose të paktën ta rritin atë në një shifër më të lartë se 150 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe vetë Lautaro, duke parë situatën që po kalon Messi në “Camp Nou”, nuk është më i joshur për një transferim te Barcelona dhe po përgatitet të presë fëmijën e tij të parë në Milano.

SHKARKO APP