Interi blindon talentin Pio Esposito deri në vitin 2032

Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me talentin Francesco Pio Esposito. Sulmuesi 20-vjeçar ka firmosur marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin zikaltër deri më 30 qershor 2032.

Esposito, i rritur në akademinë e Interit, ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij dhe tashmë shihet si një nga investimet kryesore për të ardhmen e klubit. Sipas raportimeve, paga e tij e re, përfshirë bonuset, do të jetë rreth 3 milionë euro në sezon.

“Është diçka shumë emocionuese. E ndiej si një arritje të rëndësishme për jetën dhe karrierën time, por jo si pikë mbërritjeje. Dua të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem”, u shpreh Esposito pas firmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi kujtoi edhe lidhjen e tij të hershme me klubin, pasi kishte veshur fanellën e Interit që në moshën 9-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Esposito vlerësoi gjithashtu trajnerin Cristian Chivu, i cili e ka mbështetur që në ekipet e moshave dhe më pas i dha mundësinë të debutonte e të afirmohej me ekipin e parë.

Në sezonin e fundit, Esposito realizoi 10 gola dhe fitoi dy trofe, ndërsa tashmë synon të rrisë më tej nivelin e tij.

“Falënderoj tifozët për mënyrën e jashtëzakonshme si më kanë pritur. Jam shumë i lumtur që do ta vazhdojmë këtë aventurë së bashku”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?