Interi dhe Como, Esposito në qendër të vëmendjes për listën e Champions
Ndonjëherë, gjithçka është çështje planifikimi. Të presësh momentin e duhur, të zgjedhësh formulën më të përshtatshme dhe të korrësh frytet e asaj që ke mbjellë. Kjo është pikërisht ajo që Interi ka bërë – dhe po bën – me Sebastiano Esposito, i cili u transferua verën e kaluar te Cagliari me një formulë disi të veçantë. Marrëveshja parashikonte një pagesë fikse prej 4 milionë eurosh në arkat zikaltër sapo skuadra e Pisacane të siguronte matematikisht mbijetesën në Serie A, si dhe një sërë bonusesh dhe 40% të vlerës së rishitjes së tij në të ardhmen (në rast se shifra kalonte 4 milionë euro). Sezoni i sulmuesit kuqeblu mund të konsiderohet gjerësisht pozitiv, me 8 gola dhe 6 asiste mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Tani që ai është zyrtarisht në pronësi të Cagliarit, hapen skenarë interesantë për të ardhmen, duke marrë parasysh se emri i “vëllait të mesëm” të Esposito-s (Pio më i vogli, Salvatore më i madhi) tashmë është lidhur me disa skuadra në treg.
Në ditët e fundit, Como ka fituar “pole position” në garën e pretendentëve për Seba Esposito. Kjo për dy arsye të qarta. Së pari, pëlqimi për profilin e tij: italian, i ri (23 vjeç) por tashmë i strukturuar për Serie A. Së dyti, për një çështje… evropiane. Bëhet fjalë për detyrimin e vendosur nga UEFA për skuadrat që marrin pjesë në Champions League, për të pasur në listën prej 25 lojtarësh të paktën 8 lojtarë të formuar në vend. Është e qartë se nuk do të blihen kaq shumë, duke marrë parasysh se disa janë tashmë pjesë e skuadrës dhe ndoshta ndonjë i ri do të promovohet nga ekipi Primavera. Por disa do të blihen, dhe Sebastiano Esposito bën pjesë në grupin e emrave që monitorohen.
Cagliari, nga ana e saj, është plotësisht e vetëdijshme se “për Seba do të vijnë oferta”, siç theksoi vetë presidenti kuqeblu Giulini. Ai ndërkohë ka skicuar një vlerësim për kartonin e sulmuesit rreth 15-20 milionë euro. E përkthyer në terma zikaltër, nga shitja e Esposito-s, Interi mund të arkëtojë edhe 5, 6 ose 7 milionë euro të tjera. Kjo do të ndodhë si në rastin kur Como do të vendoste të bënte lëvizjen vendimtare, ashtu edhe nëse do ta bënte një skuadër tjetër. Nuk është aspak keq, të shesësh një të ri që te Interi do të kishte gjetur pak hapësirë, për një shumë totale që “rrezikon” të kalojë shifrën dyshifrore në miliona.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

