Interi dhe Milani mendojnë për një shkëmbim në mesfushë

Në Seria A si gjithmonë qarkullojnë zëra për shkëmbimi të ndryshme mes klube. Së fundmi Interi dhe Milani, edhe pse janë rivalë të përbetuar në fushën e lojës, po mendojnë për një shkëmbim mes Matteo Politano dhe Frank Kessie.

Boban dhe Maldini janë më entuziastë për këtë lëvizje sipas “Corriere Della Sera”. Vlera e tyre në merkato është thuajse e ngjashme. Kjo lëvizje mund të ndodhë para përfundimit të merkatos së janarit.

Antonio Conte nuk e sheh Vecinon në planet e tij dhe është në kërkim të një mesfushori agresivë, ndaj dhe ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP