Interi fitoi titullin, por Zanetti frenon entuziazmin: Kemi probleme serioze financiare!

As Roma 16/02/2020 - campionato di calcio serie A / Lazio-Inter / foto Antonello Sammarco/Image Sport nella foto: Javier Zanetti

Java e titullit kampion në shtëpinë e Interit nuk fsheh problemet financiare që po kalon klubi zikaltër. Një rikthim te triumfi pas 11 vitesh nga skuadra e Antonio Contes, ndërkohë që financat nuk janë ende të shëndosha.

“Është e vërtet që në mes të kampionatit klubi mund të ishte shitur. Interi ka kaluar dhe po kalon probleme serioze financiare, me një humbje prej më shumë se 102 milionë euro. Ne duhet të përmirësohemi”, ka thënë zëvendës-presidenti.

Titulli mund të ndihmojë, por Interit i duhet një kërcim cilësor në menaxhimin e kompanisë.

“Mund të duhen disa vjet për të gjetur ekuilibrin. Situata është e komplikuar dhe me fitoren e titullit është e kotë që ta fshehësh, por të paktën jemi të lumtur me suksesin. Do të jetë e nevojshme rihapja e stadiumeve dhe kur normaliteti të rikthehet do të rritemi sërish. Nuk jemi të vetmit me probleme, por duhet të përmirësohemi”, tha Zanetti për La Nacion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP