Interi fiton me lehtësi ndaj Lecces, Asllani pranë një super goli

Inter ka arritur një fitore të lehtë 2-0 ndaj Lecces në duelin e vlefshëm për javën e 17-të. Takimi i zhvilluar në “San Siro” foli për “zikaltërit”, në minutën e 43’ me Bisseck që shënoi me kokë.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 78-të, kur Barella shënon golin e dytë pas një kombinimi spektakolar me Arnautovic. Asllani u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Calhanoglu dhe tregoi një formë shumë të mirë.

Në minutën e 87-të, ai ishte pranë një super goli me goditje nga distanca, por Falcone e ndali me një ndërhyrje të saktë. Inter kryeson me 44 pikë, ndërkohë që Lecce renditet në vend të 12-të me 20 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
INTER-LECCE 2-0 | HIGHLIGHTS | Bisseck scores his first for Inter | Serie A 2023/24

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?