Interi fiton me poker ndaj Cremoneses, shkëlqen Bonny

Në ndeshjen e javës së gjashtë të Serie A, Inter triumfoi 4-1 ndaj Cremoneses, duke arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u ngjitur në vendin e parë me 12 pikë, po aq sa Napoli, Milan dhe Roma.

Takimi i zhvilluar në San Siro u dominoi nga fillimi nga zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Lautaros, pas asistit të Bonnyt. Dyfishimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë me golin e Bonnyt, i cili debutoi si titullar dhe shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë, Dimarco dhe më pas Barella vendosën emrin në listën e shënuesve, të dy pas asistimeve të një Bonnyt të shkëlqyer. Golin e nderit e realizoi ish-lojtari Bonazzoli, pas një gabimi të Diouf.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?