Interi fiton me vuajtje ndaj Cagliarit, vendos një gol i Calhanoglu

Interi vijon me ritëm perfekt në Serie A. Zikaltërit mposhtën 1-0 Cagliarin në transfertë, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve në renditje. Skuadra e Cristian Chivu i përgjigjet kështu fitoreve të Milanit dhe Juventusit në këtë javë të kampionatit.

Vendimin e takimit e mori Hakan Calhanoglu, i cili në minutën e 9-të realizoi një gol spektakolar nga jashtë zone. Mesfushori turk goditi saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat.

Interi pati mundësi për të mbyllur takimin më herët. Caprile mbajti në lojë Cagliarin me disa ndërhyrje të rëndësishme, duke i mohuar golin si Pio Espositos, ashtu edhe Lautaro Martinezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, skuadra vendase u përpoq të reagojë dhe në fund Interi u detyrua të vuajë për të ruajtur avantazhin. Në minutat e fundit, Bisseck ndërhyri në mënyrë vendimtare ndaj Adopos, duke shmangur barazimin dhe duke i dhënë qetësi skuadrës zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?