Interi fitore spektakolare me përmbysje ndaj Napolit, super Lautaro

Interi ka siguruar një fitore spektakolare 3-2 ndaj Napolit në “San Siro”, në supersfidën e javës së tretë të Serie A. Zikaltrit përmbysën një disavantazh prej dy golash dhe në fund morën tri pikët që i ngjitin në krye të renditjes me pikë të plota.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Interi iu afrua avantazhit me Andy Diouf, ndërsa Napoli rrezikoi me Frank Anguissën. Në fundin e fraksionit të parë, Federico Dimarco goditi traversën nga një goditje dënimi.

Napoli shpërtheu në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar dy herë brenda tri minutash. Matteo Politano zhbllokoi takimin në minutën e 50-të, ndërsa Rasmus Højlund dyfishoi shifrat tre minuta më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi reagoi menjëherë. Lautaro Martinez ngushtoi diferencën në minutën e 56-të, ndërsa Marcus Thuram barazoi në të 82-tën me një goditje me kokë. Drama arriti kulmin në minutën e fundit të kohës së rregullt. Pas një aksioni të rrëmujshëm në zonë, Lautaro Martinez realizoi golin e fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë triumf, Interi shkon në 9 pikë, ndërsa Napoli pëson humbjen e dytë në tri javët e para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?