FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi gati të shesë edhe Lautaro Martinez, ja shuma që kërkojnë zikaltërit

Interi mund të shesë sulmuesin Lautaro Martinez gjatë verës nëse do të mbërrijë një ofertë e ngjashme me atë të Achraf Hakimit, i cili u largua te Paris Saint-Germain.

E ardhmja e sulmuesit është ende në dyshim dhe qëndrimi i tij te Interi nuk është aspak i sigurt. Kontrata e tij skadon pas tre vitesh, por ende nuk ka marrëveshje me Interin për rinovimin. Vetë agjenti i tij ka konfirmuar se nuk përjashtohet largimi dhe e reja është se edhe Interi e mendon shitjen e tij. Madje i ka caktuar edhe çmimin.

“Sky Sport” në Itali raporton se çmimi i vendosur për kartonin e tij arrin në 70 milionë euro. Klube të shumta janë interesuar për Lautaro Martinez, duke filluar nga Barcelona, që e ka pasur prioritet sezonin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?