Interi hidhet në sulm për Curtis Jones, por synon edhe Palestra-n

Interi ka nisur të projektojë mesfushën e sezonit të ri dhe emri që po fiton terren është ai i Curtis Jones. Mesfushori anglez i Liverpoolit. konsiderohet zgjedhja kryesore e drejtuesve zikaltër për të përforcuar repartin e mesfushës, në një moment kur largimi i Davide Frattesi duket gjithnjë e më i mundshëm.

Me qëndrimin e konfirmuar të Henrikh Mkhitaryan, i bindur nga trajneri Cristian Chivu për të vijuar edhe një sezon tjetër, Inter synon vetëm një afrim në qendër të mesfushës. Në këtë skenar, Jones dhe Manu Kone i Romës shihen si alternativa të njëri-tjetrit.

Drejtori sportiv Piero Ausilio ka zhvilluar bisedime fillestare në Montekarlo me homologun e Liverpool-it, Richard Hughes, një sinjal se Inter po e ndjek seriozisht operacionin. Megjithatë, negociatat mbeten në fazat e para: klubi anglez kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, si dhe një përqindje nga shitja e ardhshme. Oferta fillestare e zikaltërve raportohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, situata e Aleksandar Stanković mbetet e hapur. Djali i ish-legjendës zikaltër ndodhet në Milano dhe së fundmi ka kryer testet e përshtatshmërisë sportive. Pas një sezoni pozitiv në huazim, Inter pritet të vendosë nëse do ta mbajë në skuadër apo do ta huazojë sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahun e djathtë, e ardhmja e Denzel Dumfries mbetet e paqartë. Futbollisti holandez ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, e vlefshme në korrik, ndërsa interesimi nga Barcelona dhe Real Madrid ka shtuar pasiguritë.

Për këtë arsye, Inter po monitoron nga afër Marco Palestra, i rikthyer te Atalanta pas huazimit te Cagliari. Futbollisti, i vlerësuar së fundmi si lojtari më i shpejtë në Serie A, shihet si një profil ideal për krahun e djathtë, me Interin që raportohet i gatshëm të investojë deri në 40 milionë euro për transferimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?