
Federico Dimarco dhe Marko Arnautovic nuk janë stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi italian ka lodhje muskulore, ndërkohë që Arnautovic ka munguar në qendrën stërvitore të zikaltërve për shkak të një gjendje gripale.
Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt që do të zhvillohet nesër në “Etihad Stadium”.