Interi i “detyruar” që të shesë Lukakun, United do të përfitojë 60 mln euro
Interi duket se do të detyrohet që të heqë dorë edhe nga Lukaku për shkak të vështirësive financiare. “The Sun” ka zbuluar se zikaltrit ende nuk ka paguar në arkën e Manchester United për blerjen, të përcaktuar dy sezone më parë, të qendërsulmuesit belg Romelu Lukaku, sot në negociata për transferimin te Chelsea.
Interi ende u detyrohet “Djajve të Kuq” 55 milionë euro. Manchester United me rastin e shitjes së tij gjithashtu ka siguruar një përqindje në rishitje, e cila luhatet midis 4 dhe 5%.
Në këtë mënyrë shifra e detyrimit ndaj United shkon në 60 milionë euro. Interi kërkon që të arkëtojë mbi 100 milionë euro, për të krijuar një bilanc sa më pozitiv. Zikaltrit më pas mund të hidhen në sulm për një sulmues tjetër, ku kandidatët janë Vlahovic nga Fiorentina dhe Zapata nga Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/