Interi kalon pengesën Leverkusen dhe shkon në gjysmëfinalen e Europa League (VIDEO)

Interi është skuadra e parë që siguron një biletë për në gjysmëfinalet e Europa League. Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen me dy gola të shpejt në fillimin e ndeshjes. Fillimisht Barella shënoi në minutën e 15-të me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Lukaku 6 minuta më pas shënoi pas një rrotullimi të bukur në zonë.

Leverkusen reagoi shumë shpejt ndaj Interit, duke rihapur ndeshjen në minutën e 24-t. Pas një kombinimi të bukur në zonë, Havertz arrin që të mposhtë portierin Handanovic nga një distancë e afërt.

Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës së “Aspirinave” rezultati nuk do të ndryshonte më, ndërkohë që arbitri anuloi dy herë penalltitë që kishte akorduar fillimisht vetë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP