Interi me kooperativë golash, 11 lojtarë të ndryshëm në 18 rrjetet aktuale
Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, teksa për momentin mban kreun me 13 pikë, 4 fitore dhe një barazim. Një nga aspektet më të forta nën drejtimin e Inzaghit ka qenë gjetja e golit me një lehtësi të frikshme. Deri më tani janë realizuar 18 gola në 5 sfidat e para.
Interesant është fakti që 18 golat janë shënuar nga 11 futbollistë të ndryshëm. Në krye të listës sigurisht qëndron Edin Dzeko me 4 gola, i ndjekur nga Lautaro me 3 gola. Corrrea dhe Skriniar kanë realizuar nga dy. Calhanoglu, Vidal, Dimarco, Barella, Vecino, Darmian dhe Perisic kanë gjetur një herë deri më tani rrugën e rrjetës.
Të dhëna të rëndësishme që tregojnë forcën e zikaltërve, të cilët mund të shënojnë në çdo moment, dhe me çdo lojtarë. /R.Lika-Koha Jone/