Interi me sytë nga finalja e Europa League dhe tek një emër

Finalja e Europa League mes Aston Villa dhe SC Freiburg pritet të sjellë emocione të mëdha, por përtej duelit në fushë, vëmendja është përqendruar te një emër: Noah Atubolu. Portieri 22-vjeçar i Freiburgut është kthyer në një nga zbulimet më interesante të futbollit gjerman. Që nga momenti kur mori vendin e titullarit në sezonin 2023/24, Atubolu ka impresionuar me qetësinë në portë, refleksin fantastik dhe aftësinë e rrallë për të ndalur penalltitë.

Paraqitjet e tij kanë zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, ndërsa Inter Milan po e ndjek nga afër për merkaton e verës. Freiburg besohet se kërkon rreth 20 milionë euro për gardianin, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm. I lindur në Freiburg nga prindër me origjinë nigeriane, Atubolu e nisi futbollin si mbrojtës qendror, përpara se akademia e klubit ta zhvendoste në portë, një vendim që rezultoi vendimtar për karrierën e tij.

Ai ka përfaqësuar Gjermaninë në çdo grupmoshë, nga U-17 deri te U-21, ku vendosi rekord paraqitjesh për një portier, duke lënë pas edhe Manuel Neuer. Shumë ekspertë e krahasojnë me Neuer për stilin modern të lojës dhe aftësinë me topin në këmbë, por pika e tij më e fortë mbetet pritja e penalltive. Në vitin 2025, ai hyri në historinë e Bundesligës si portieri i parë që ndali pesë penallti radhazi. Atubolu duket gati të shfrytëzojë skenën më të madhe të karrierës së tij për t’i treguar Evropës se është gati për hapin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?