Interi mund me lehtësi Frosinonen e Çunit dhe Ibrahimovic
Inter merr 3 pikët e radhës ndaj Frosinones, me një sukses të pastër 2-0 dhe rikthehet në krye të renditjes. Zikaltrit zhbllokuan sfidën me një supergol të Dimarcos nga një distancë e largët në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, ishte Thuram që fitoi një penallti, të cilën e dërgoi në rrjetë Calhanoglu.
Me këtë sukses, Interi mban kreun me 31 pikë në 12 javë, dy më tepër se Juventus, skuadër me të cilën do të përballet pas rikthimit nga pauza e Kombëtareve.
KOHA JONË SONDAZH

