Interi mund Parmën dhe feston titullin e 21-të kampion në Seria A
Interi ka siguruar matematikisht titullin kampion në Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Parmws në javën e 35-të.
Zikaltërit zhbllokuan ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Marcus Thuram realizoi në minutën 45+1, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi të kontrollojë lojën dhe të krijojë raste, derisa vulosi fitoren në minutën e 80-të me golin e Henrikh Mkhitaryan.
Me këtë sukses, Inter ngjitet në kuotën e 82 pikëve dhe kryeson renditjen, duke u shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 21-të në histori. Ndërkohë, Parma mbetet në vendin e 12-të me 42 pikë.
Triumfi rikthen Interin në majën e futbollit italian, duke kurorëzuar një sezon të dominuar nga fillimi deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

